Lajme

Më 23 shtator protesta e radhës në Preshevë kundër diskriminimit nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 13 September 2024

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë përsëri kundër diskriminimit që po u bëhet nga Serbia.

Pas protestës që u mbajt në muajin gusht në Bujanoc, më 23 shtator është paralajmëruar protesta tjetër në Preshevë.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë.

-Advertisement-

“Protesta vazhdon. Për identitet e dinjitet! Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi!Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë!Për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione shtetërore ku përfaqësohen shqiptarët! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni!”, ka shkruar Kamberi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera