Më 2 shtator fillon mësimi, mësimdhënësit në Kamenicë paralajmërojnë grevë
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 29 August 2019
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës ka paralajmëruar grevë në fillim të vitit të ri shkollor 2019 – 2020. Greva pritet fillimisht të mbahet në komunën e Kamenicës e pastaj të shpërndahet edhe në komunat tjera, shkruan gazeta “Zëri”.
Viti i ri shkollor 2019 – 2020, që pritet të fillojë më 2 shtator, pritet të përcillet me greva nëpër institucionet publike arsimore në vend. Reformat në arsim që i ka paralajmëruar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, do ta pengojnë fillimin e ri të këtij viti shkollor, pasi SBASHK-u e ka kundërshtuar një reformë të tillë, duke paralajmëruar greva në të gjitha komunat e Kosovës.
Rrahman Jashari, kryetar i kësaj Sindikate, ka thënë për “Zërin” se nga 3 shtatori do të fillojë greva e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme në komunën e Kamenicës. Ai ka bërë të ditur se nëse kryetari Kastrati nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij, me grevën do të solidarizohen edhe mësimdhënësit e komunave të tjera në vend.
“Nëse z. Kastrati nuk tërhiqet nga ideja e tij, në Kamenicë do të ketë greva. Në ditën e parë mësimdhënësit janë marrë vesh të shkojnë në shkollat e tyre e nëse do të pengohen, të nesërmen, më 3 shtator, arsimi i mesëm dhe ai fillor në Kamenicë do të jetë në grevë dyorëshe. Z. Kastrati do të ketë kohë një javë të tërheqë vendimin, në të kundërtën i tërë sistemi arsimor në Kamenicë do të jetë në grevë në kohë të pacaktuar. Unë do të kërkoj nga kolegët e mi kudo në Kosovë që të solidarizohen me kolegët e tyre në Kamenicë”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të sinqerta
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të ...
-
Uji i Badovcit ende jashtë përdorimit, qytetarët kërkojnë më shumë pika të furnizimit
Sikurse vitin e kaluar, niveli i manganit në liqenin e Badovcit ka pësuar rri...
-
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese nd...
-
E dhimbshme, vdes i riu nga Istogu Bler Mehmeti
Para pak çastesh është raportuar lajmi për vdekjen e të riut nga Istogu, Bler...
-
Ndriçohet godina e Qeverisë për tetorin rozë, Kurti: Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë. Kryemi...
-
Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, do të shfaqet në Fox News të mërkurën mb...
-
Angli/ Shtëpi bari me vlerë 10 milionë stërlina, dënohet katër shqiptarë
Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi ...
-
Xhandarmëria serbe provokon në Merdare, shkel vijën kufitare me Kosovën
Sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë ...
-
Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pj...
-
Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen
Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Al...
-
“Ushtarët pa bukë”, Ministri i Mbrojtjes: Kjo është fushata më e ashpër, ushtarët kanë tri shujta
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqi...
-
Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar tak...