Më 2 shkurt shpallet vendimi i Apelit në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus
10:48 | 17 January 2023
Paneli i Gjykatës së Apelit e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për datën 2 shkurt 2023.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, më 18 maj 2022 është shpallur aktgjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku trupi gjykues i shpalli fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.
Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Gucati dhe Haradinaj ngarkoheshin se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.
“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
LDK: Regresi i lirisë së mediave lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me rezultat jashtëzakon...
-
Krasniqi: Ne jemi pro zhbllokimit të situatës, nuk shoh zgjidhje tjetër përveçse të votohet
Deputeti i zgjedhur Elbert Krasniqi nga radhët e komuniteteve ka bërë thirrje...
-
Qytetarja sulm*ohet nga qeni endacak në Prishtinë, bën thirrje të merren masa urgjente: Jeta jonë është në rrezik
Lumta Ramadani, qytetare e Prishtinës, është sulmuar nga një qen endacakë mbr...
-
Abelard Tahiri ia lëshon një koment Gërvallës teksa flet: Hajt bre se s’din kjo
Gjatë një deklarate për media nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërva...
-
Haradinaj kujton mas*akrën e Bukoshit: Nuk ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat e civilëve nga forcat...
-
Krasniqi: As herën e 100-të nuk kalon Haxhiu, s’e meriton vendin në krye të Kuvendit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Albulena Haxhiu nuk kalon si kr...
-
Kadrijaj: VV-ja s’i ka votat për lojërat politike që po i bën
Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se VV-ja nuk i ka votat pë...
-
Krasniqi: Kurti nuk i ka votat për Qeveri prandaj po e mban peng Kuvendin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje p...
-
Bajrami pas dështimit të seancës: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun të zgjidhet kryeparlamentare
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas dështimit të seancës konstituive ka ...
-
Dështon sërish seanca, vazhdon të hënën
Seanca e Kuvendit është ndërprerë sërish, shkruan Gazeta Infokus. Kjo sean...
-
Tentativa e dhjetë, fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për herë ...
-
Konjufca përshëndetet e bisedon me deputetët e PDK-së, Kurti flet me Bylbyl Sokolin
Kryeministri në detyrë Albin Kurti as sot kur është futur në sall...