Lajme

Më 18 dhe 19 janar mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s, flitet edhe për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 04 January 2023

Më 18 dhe 19 janar në Bruksel do të mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s që quhet Komiteti Ushtarak e në të cilin ndër të tjera do të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Kështu konfirmohet në një komunikatë të lëshuar nga NATO, ku thuhet se në pjesën e parë të 19 janarit shefat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen me partnerët operacional në kuadër të KFOR-it e me të cilët do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe për misionin e KFOR-it.

“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacional të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më pas do të diskutohet për misionin në Irak dhe për ngritjen e kapaciteteve të NATO-s atje me partnerët operacional si Suedia, Finlanda dhe Australia.

“Komiteti Ushtarak do të diskutojë më pas misionin jo luftarak dhe të ngritjes së kapaciteteve të NATO-s në Irak me partnerët e tyre operacional Suedinë, Finlandën dhe Australinë. Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme të Misionit për të ndihmuar Irakun në promovimin e stabilitetit më të madh, ndërtimin e institucioneve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes dhe çrrënjosjen e terrorizmit”, thekson tutje komunikata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera