Lajme

Më 15 shtator mbahet seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 12 September 2022

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor mbahet më 15 shtator që i bie e enjte me fillim të orës 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

“Ndonëse nuk kishte kuorum, me dakordim të anëtarëve të kryesisë dhe shefave të grupeve parlamentare u dakorduam që sesioni i parë vjeshtor i Kuvendit të mblidhet më 15 shtator, ora 10:00 ditën e enjte, me mbledhjen e parë të seancës plenare dhe me rregulloren e re të Kuvendit”, tha ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera