Sport

Me 11 gola të shënuara mbyllen dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 16 May 2019

Kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Ashtu siç edhe është pritur Gjilani dhe Ferizaj kanë arkëtuar pikët e plota.

Gjilani ka shkatërruar Lirinë duke e mundur me rezultat 4-0, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

-Advertisement-

Golat për skuadrën e Gentjan Mezanit i realizuan, Keita Razak 2x, Fiton Hajdari dhe Ansi Nika.

Pas kësaj fitoreje Gjilani mbetet i 10-ti me 38 pikë duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë pa barazh, kurse Liria tashmë e rënë nga Superliga renditet e 11-ta me 28 pikë.

Ferizaj ka shënuar fitore si mysafir i Kek-ut me rezultat 5-2 dhe matematikisht e ka siguruar mbetjen në Superligë.

Golat për ferizajasit i shënuan Dardan Qerkini, Ermal Krasniqi, Blerton Mehmeti, Qëndrim Dautaj dhe Ylber Luma, ndërsa për elektricistët realizuan Isa Eminhaziri dhe Leonat Vitija.

Kjo ishte fitorja e gjashtë reshtë e skuadrës së Bylbyl Sokolit, duke u renditur në pozitën e pestë me 43 pikë, kurse Kek-u mbetet i fundit me vetëm një pikë të tubuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera