Lajme

Më 1 qershor pritet të rifillojnë punën gjykatat

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 19 May 2020

Gati që tre muaj nuk janë mbajtur seancat gjyqësore. Krejt kjo për shkak të një vendimi të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës për ta parandaluar përhapjen e virusit korona.

Megjithatë ky këshill po planifikon që t’i rihap gjykatat në muajin qershor.

Këtë e ka konfirmuar përmes telefonit kryesuesi i këtij këshilli Skender Cocaj, por sipas tij po presin rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

-Advertisement-

E sipas monitorueseve të gjykatave këto vonesa i kanë shkaktuar dëme të mëdha sistemit të drejtësisë, prandaj do të duhej një strategji konkrete si të dilet nga kjo situatë.

Sipas Hoxhës seancat mund të rifillojnë edhe pa prezencën e publikut, por vështirë do të jetë mbajtja e seancave online.

Mbyllja e gjykatave telashe ju ka shkaktuar edhe avokatëve.

Skender Musta thotë se brenda gjykatave ka mjaftë salla ku do të mund të mbahen seancat në distancë.

Gjatë gjithë kësaj kohe janë zhvilluar vetëm seanca ku janë trajtuar çështjet emergjente siç është janë rastet e paraburgimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera