MD-ja sqaron kodin penal që dënon fyerjen e presidentit
Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 28 April 2017
Ministria e Drejtësisë ka sqaruar propozimet e dhëna për fyerjen e organeve kushtetuese dhe të simboleve të shtetit.
Sipas MD-së, propozimet janë marr nga kodi penal i Gjermanisë, shtet ky i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
Ky është sqarimi i plotë:
Duke marrë parasysh një sërë deklaratash publike lidhur me propozimet fillestare për “fyerjen e organeve kushtetuese dhe të simboleve të shtetit”, përfshirë ato të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Drejtësisë jep sqarimin si vijon:
Propozimet për ndëshkimin penal të “fyerjes së organeve kushtetuese dhe të simboleve të shtetit” (nenet 134/C dhe 134/D), janë marrë nga Kodi Penal i RF të Gjermanisë, shtet ky i cili është anëtar i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës, dhe i cili ka një prej standardeve më të larta të respektimit të drejtave të njeriut.
Dispozita penale që ndëshkojnë fyerjen e organeve kushtetuese, të shtetit dhe të simboleve të shtetit kanë edhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, siç janë Franca, Italia, Polonia, Greqia, Lituania, Portugalia, Sllovenia, etj. Gjermania do të heq nga viti 2018 fyerjen e kryetarëve të shteteve të huaja, por jo edhe fyerjen e Presidentit Federal të Gjermanisë, e cila do të mbetet dispozitë penale.
Liria e shprehjes, duke përfshirë kritikën ndaj institucioneve shtetërore, është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë dhe bazë e patjetërsueshme për një rend kushtetues demokratik. Në anën tjetër, respekti për organet kushtetuese dhe simbolet e shtetit kërkon që kritika të jetë e bazuar dhe jo me qëllime poshtërimi dhe ofendimi, gjë që nuk i kontribuon diskursit konstruktiv. Ministria e Drejtësisë beson se debati publik si i tillë mund të bëhet pa fyerje dhe ofendime, të cilat janë në kundërshtim me kulturën dhe traditën tonë.
Ministria e Drejtësisë i ka bërë disa propozime për plotësimin e Kodit Penal për qëllimet e debatit publik, i cili do të zhvillohet sipas rregullave të Qeverisë, për procedimin e projektligjeve. Të gjitha propozimet për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal do të bëhen publike dhe do të ofrohet mundësia për debat publik.
Megjithatë, duke i marrë parasysh debatet e fundit në media, dhe para se të fillojë konsultimi publik për Kodin Penal në tërësi, Ministria e Drejtësisë bën ftesë publike drejtuar të gjitha institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale, avokatisë, shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve akademike që të ofrojnë opinionet, propozimet apo shqyrtimet e tyre lidhur me nenet si në vijim:
No 134 / C
Fyerje ndaj Shtetit dhe Simboleve Shtetërore
1. Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara:
1.1. fyen apo me keqdashje shpreh përbuzje ndaj Republikës se Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetues; ose
1.2. fyen ngjyrat, flamurin, stemën apo himnin e Republikës se Kosovës dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose me gjobë.
2. Kushdo që heq, shkatërron, dëmton, e bën të papërdorshme ose palexueshme, ose ndryshon me dashje flamurin e ekspozuar publikisht të Republikës së Kosovës ose një emblemë shtetërore të vendosur nga një autoritet publik i Republikës se Kosovës, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose me gjobë.
3. Kushdo që me qellim mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës se Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, dënohet me dënim me burgim deri në pesë (5) vite.
4. Tentativa për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në këtë nen është e dënueshme.
Neni 134 / D
Fyerja ndaj Organeve Kushtetuese
1. Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara fyen një organ kushtetues, përfshirë Presidentin, Kuvendin e Kosovës, Qeverinë, Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës ose një prej anëtarëve të tyre në këtë cilësi në mënyrë që dëmton respektimin e shtetit dhe kështu qëllimisht mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës se Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, do të dënohet me burgim nga tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni mund të ndiqet vetëm me autorizimin e organit kushtetues apo anëtarit të sulmuar me këtë vepër.
Me qëllim të transparencës sa më të madhe, nenet në fjalë si dhe opinionet, propozimet dhe shqyrtimet e pranuara do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Nëse pas debateve shteruese mbizotëron qëndrimi se është e arsyeshme që organet kushtetuese dhe simbolet e shtetit të mund të fyhen dhe të ofendohen pa ndëshkime penale, atëherë edhe Ministria e Drejtësisë do të veprojë në pajtim me këtë qëndrim.
Ministria e Drejtësisë mirëpret çdo opinion, propozim dhe shqyrtim të neneve të propozuara, me shkrim, në adresën: [email protected], deri më datën 15 maj 2017.

T� tjera
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...






























