MD e shkarkon avokaten shtetërore I.A., Sallahu ia numëron “shkeljet” e përmend edhe një ujdi 500 mijë euroshe

Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 24 August 2023
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se kanë pranuar një vendim të Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë sipas të cilit shkarkohet nga Shërbimi Civil, Avokatja Shtetërore I.A. Sallahu ka thënë se ajo ka dëmtuar institucionet publike në vazhdimësi duke kryer veprime të paautorizuara.
Sallahu ka renditur disa nga “shkeljet” e avokates, derisa ka përmendur se ajo ka lidhur një ujdi në vlerë presj 505 mijë eurosh “pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit”.
“Sapo pranuam Vendimin e Komisionit Disiplinor “Gjatë ushtrimit të funksionit të saj, Avokatja Shtetërore: Ka lidhur ujdi për lëndë pa autorizimin dhe njoftimin e personave përgjegjës; Ka lidhur ujdi për lëndë të avokatëve të tjerë shtetërorë pa i njoftuar as avokatët e as palët; Nuk ka bërë analiza paraprake për ujditë gjyqësore; Ka lidhur ujdi në vlerë prej 505.000,00 eurosh pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit; Ka mbrojtur në Gjykatë, Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) në një rast, në të cilin Gjykata Themelore ka marrë Vendim që ka prodhuar obligime financiare për SHKK, Avokatja në fjalë nuk e ka njoftuar fare institucionin dhe lënda ka përfunduar në përmbarim. Ka pranuar Vendimin për një rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), për të njëjtin nuk e ka njoftuar MPB-në dhe as nuk ka ushtruar ankesë, duke i krijuar MPB-së obligim financiar prej rreth 7 mijë eurosh. Nuk ka raportuar tek udhëheqësi”, ka shkruar Sallahu.
Ai ka thënë se veprime të tilla minojnë dhe cenojnë interesin publik dhe janë të papranueshme.
“E përshëndes Vendimin e Komisionit dhe pres që raste të tilla të jenë mësim për ata që Institucionin publik të vendit tonë e shohin si mundësi për zhvatje e krijimin e përfitimeve të paligjshme vetjake a të palëve të tjera. Pandëshkueshmëria ka qenë sëmundja më e përhapur në institucionet publike për shkak të ish pushtetarëve. Nuk duhet e nuk do të jetë më.”

Të tjera
-
Kurti: Serbia do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore për kṛiḿet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia do të mbahet përgj...
-
Dodik e kalon kufirin e BeH për herë të parë pas fletëarrestit – Vuçiq i bën konak për 26 vjetorin e sulmeve të NATO’s
Përkundër se është i sanksionuar nga SHBA-ja, dhe po ndiqet nga autoritetet e...
-
Operacioni “Shtegu”, Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka kapur mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa ...
-
Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s
Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, Pandeli Majko, ka përku...
-
Pas më shumë se 12 orësh, përfundojnë bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabi Saudite
Bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për luftën në Ukrainë në Arabinë Saudite kan...
-
Diçka e çuditshme u shfaq sonte në qiell
Një rreth misterioz është shfaqur sonte në qiell. Fotografitë që shihni ja...
-
Kur agresori maskohet si viktiḿë
Autor: Prof. Dr. Asoc. Arben Fetoshi Çka fshihet pas narrativës anti – NA...
-
Komisionerja e BE’së i uron Shqipërinë dhe RMV’në që po e hapin shtegun për marrjen e parafinancimit nga Plani i Rritjes
Marta Kos, komisionerja e Bashkimit Evropian ka përgëzuar Shqipërinë si dhe M...
-
“Personalisht nuk kam vija të kuqe – Kurti ofendoi, nënçmoi, ndërtoi murin kinez”, Quni për koalicionin e mundshëm LDK-VV
Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se ai personalish...
-
“Veç një trim është, ai është në burg, e ka emrin Hashim Thaçi”, Baton Haxhiu thotë se mungon guximi politik te partitë
Baton Haxhiu, gazetar, në “Pressing” të T7, ka kritikuar elitën aktuale polit...
-
Instituti Atlas propozon heqjen e TVSh-së në faturat e energjisë elektrike: Do të ulte çmimin e rrymës me 44%
Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çm...
-
Drejtori i inteligjencës finlandeze vizitoi Kosovën
Drejtori i inteligjencës finlandeze, gjeneral-brigadier Pekka Turunen ka qënd...