Sport

McGregor përleshet me ish boksierin amerikan në Las Vegas (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 23 August 2017

Conor McGregor është përleshur me ish boksierin amerikan, Paulie Malignaggi.

Conor McGregor ka pasur një moment të keq derisa po vizitonte palestrën T-Mobile Arena, ku do të  zhvillohet dueli i 26 gushtit ndaj amerikanit, Floyd Mayweather.

Irlandezit në rrugë i ka dalë ish shokun e sparingut, Paulie Malignaggi, me të cilin është fjalosur. Madje, të dy kanë dashur të përleshen, por këtë nuk e ka lejuar sigurimi.

-Advertisement-

Malignaggi, i cili ka bërë sparing me McGregorin në të kaluarën,  ka qenë boksier profesionist, derisa tani është analist dhe komentator i boksit. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera