Rozë

MC Kresha merr vëmendjen në videon e partneres së tij!

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 19 October 2023

Bashkëshortja e MC Kreshas, Erzina Shehu është shndërruar në një ndër personazhet mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, falë ëmbëlsisë që ajo përçon në postimet e saj.

Erzina është tepër aktive me postimet e saj, ku shpesh herë ndan me ndjekësit e saj, ide të ndryshme për veshjet.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok, Erzina ka dashur të tregoja veshjen që kishte përzgjedhur teksa kishte dalë për të pirë një kafe me Kreshën, por reperi ka preferuar të marrë vëmendjen duke e ndërprerë bukuroshen herë pas herë.

-Advertisement-

Në videon e e bërë tashmë virale, Erzina madje shprehet se Kresha i ka kopjuar stilin e saj të veshjes pasi edhe ai ka zgjedhur të veshë një kapele të kuqe, sikurse edhe Erzina.

“Unë kam qënë “blood” prej kohësh”, dëgjohet të thotë Kresha në video.

Ky postim ka marrë mjaft komente pozitive, ku pjesa më e madhe e ndjekësve e konsiderojnë Erzinën dhe Kreshën si ciftin më të vërtet në showbiz-in shqiptar.

@meraki_xina Gjesiii with Mc Kresha ☕️ #kosovo #albania #fyp #viral #outfit #grwmaesthetic #ootd #grwmroutine #mckresha ♬ Chill Noons – Kronicle

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera