Lajme

Mbytet një e moshuar në Velipojë

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 10 August 2018

Një e moshuar rreth 70 vjeçe është mbytur në det në plazh në Velipojë.

Dyshohet se gruaja ka pasur një problem me zemrën dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Ndonëse jo në territorin e tyre, vrojtuesit e një resorti privat i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.

-Advertisement-

Por pushuesit kanë deklaruar se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që gruaja të ishte pa puls në momentin kur kanë mbërritur bluzat e bardha.

“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku duken njerëz të shumtë të mbledhur dhe e moshuara që nxiret nga uji.

Pushuesit duken të tronditur dhe dëgjohen thirrjet e disa grave. Për disa çaste ata i bëjnë masazh zemre por pa mundur ta rikthejnë në jetë gruan.

Sipas të dhënave pushuesit kanë njoftuar urgjencën e Shkodrës dhe jo qendrën Shëndetësore në Velipojë, çka ka sjellë dhe vonesën e ambulancës. Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia e Shkodrës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera