Mbyllja e Monego nga BQK-ja, kompania paralajmëron ankesë në gjykatë
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 12 December 2019
Javën e kaluar dy institucione mikrofinanciare “Monego” dhe “Iute Credit” u mbyllën nga Banka Qendrore e Kosovës.
Në një konferencë për media investitorët e Monego kanë paralajmëruar se javën tjetër do të bëjnë një kërkesë në Gjykatë për shtyrjen e vendimit të BQK-së për mbylljen e këtij institucioni.
Aldis Umblejs, përfaqësues i aksionarëve të Monego, tha se janë të gatshëm të gjejnë një dialog me autoritetet mbikëqyrëse për të rifituar licencën pasi ata kanë plane afatgjata operacionale në Kosovë.
“Operacionet tona gjithmonë kanë qenë të bazuara në transparencë, në parimet më të larta të qeverisjes korporative dhe përgjegjësi ndaj vendit në të cilin veprojmë. Ne gjithmonë i kemi respektuar të gjitha ligjet dhe rregulloret në Kosovë sepse duam të punojmë këtu në plan afatgjatë. Prandaj vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ishte një befasi për ne,” tha Aldis Umblejs, përfaqësues i aksionarëve të Monego.
Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte vendosja e një mase të përkohshme që do t’i lejonte të drejtonin biznesin e tyre derisa gjykata të vendosë nëse vendimi ishte legjitim.
“Ne ndjejmë përgjegjësi ndaj punonjësve dhe klientëve tanë që të gjejmë mënyrën e rikthimit të licencës së Monego-s. Vendimi i likuiduesit Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punonjës të kompanisë në Kosovë. Andaj, ne i kërkojmë likuiduesit Zeneli, të ketë transparencë të plotë në aktivitetet e tij, ndërsa nga Banka Qendrore kërkojmë që të konfirmojë që të gjitha fondet Monego do të ri-kthehen, duke filluar me gjërat bazike-hapjen e degëve në mënyrë që njerëzit të mund të paguajnë kreditë e tyre,” deklaroi Aldis Umblejs.
Ndërsa avokati Arianit Koci tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës së Monego është i paqëndrueshëm.
“Unë mendoj se zgjidhja më e mirë për të adresuar situatën aktuale do të ishte vendosja e një mase të përkohshme që do t’i lejonte investitorit të Monego të drejtojë biznesin e tij, derisa gjykata të vendosë nëse vendimi i Bankës Qendrore ishte i ligjshëm. Ne besojmë se një vendim i tillë gjithashtu do të largonte çdo shqetësim në lidhje me aftësinë e likuiduesit të caktuar për të siguruar rikuperimin e investimeve të Monego “, tha Arianit Koci.
Banka Qendrore, në vendimin e saj për revokimin e licencës, thekson se aktivitetet e Monego nuk ishin në përputhje me planin e biznesit të kompanisë. Por, sipas avokatit Koci referimi në planin e biznesit si një dokument ligjërisht detyrues është një keqinterpretim i ligjit.
“Arsyet për revokimin e një licence janë të artikuluara qartë në Ligj. Arsyet e përdorura nga Banka Qendrore nuk janë asnjë prej tyre. Për këtë arsye, ne kemi shumë besim në argumentet tona ligjore. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe ai duhet të respektohet. Nuk mund një kompani me kapital të huaj të mbyllet brenda nate. Ne duhet të dëshmojmë se Kosova është një shtet ku sundon ligji. Rasti Monego nuk është çështje vetëm ndërmjet kësaj kompanie dhe institucioneve të Kosovës, por është çështje e reputacionit të Kosovës në nivelin evropian. Nëse një kompani e huaj merret dhe mbyllet pa ndonjë bazë ligjore, ne mund të harrojmë anëtarësimin në BE dhe investimet e huaja”, shpjegon Koci./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...