Sport

Mbyllet takimi mes Juventusit dhe Napolit

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 07 April 2021

Juventusi e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë në Serie A ndaj Napolit, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar ndaj napolitanëve me rezultat 2-1, në takimin e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ në Torino.

Golat për ‘biankonerët’ i shënuan Cristiano Ronaldo (13’) dhe Paulo Dybala (73’), kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Lorenzo Insigne (90’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet i treti me 59 pikë, kurse Napoli mbetet i pesti me 56 sosh.

Ndeshjen e ardhshme, Juventusi e luan në shtëpi ndaj Genoas, kurse Napoli luan në udhëtim te Sampdoria./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera