Lajme

Mbyllet seanca për rastin e Azem Sylës, pritet të vazhdojë më 1 shkurt

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 24 January 2018

Sot është mbajtur seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Toka”, ku ndër të akuzuarit është edhe ish deputeti, Azem Syla.

Gjatë kësaj seance avokati i Sylës, Besnik Berisha, ka ngritur disa shqetësime në lidhje me largimin e mundshëm të gjyqtarit Vladimir Mikula, si dhe përfundimin e misionit të EULEX-it.

Prokurori special Danilo Cecareli ka kundërshtuar këto duke thënë se këto rrethana nuk përbëjnë elemente që ky gjykim të shtyhet.

-Advertisement-

Seanca është mbyllur dhe pritet të vazhdojë më 1 shkurt, pasi të shqyrtohen ankesat e avokatëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera