Lajme

Mbyllet rruga Kaçanik–Hani i Elezit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 08 May 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale N2, Kaçanik–Hani i Elezit, pasi ka rrezik nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.

Lekaj tha se këtë vendim e ka marrë pasi është konsultuar me ekspertët.

“Kam marrë informacion dhe raport nga ekspertët që është rrezik për rrëshqitje të dheut, në rrugën Kaçanik–Hani i Elezit. Jemi detyruar ta mbyllim rrugën. Prej orës 10:00 hyn në fuqi vendimi deri në vendimin tjetër. Ky vendim është marrë si preventive që të sigurohet siguria e qytetarëve dhe të mos kemi ndonjë tragjedi, sepse sipas ekspertëve mund të rrëshqet dheu më thellë dhe mund të rrezikohet jeta e tyre”, ka thënë Lekaj, raporton Telegrafi.

-Advertisement-

Ai po ashtu tha se janë duke shikuar për të gjetur ndonjë rrugë alternative që qytetarët të lëvizin lirshëm drejt Maqedonisë.

“Ne do t’i bëjmë matjet gjeologjike dhe pas analizës së ekspertëve do të veprojmë. Jemi duke u munduar që të kemi rrugë alternative që mos të ndalet transporti. Qytetarët lëvizin shumë shpesh për Shkup dhe do t’i marrim masat për rrugë alternative”, theksoi ministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera