Lajme

Mbyllet restoranti i Kokëdhimës

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 18 August 2019

Restoranti i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo është mbyllur, pas incidentit që ndodhi me turistët spanjollë.

Shezlongët dhe karriget e restorantit kanë mbetur bosh. Megjithatë, disa turistë që kanë pronotuar më herët, po vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat poshtë restorantit.

“Kemi ardhur këtu që në datën 8 gusht. Për mua Porto Palermo është vendi më i bukur në Shqipëri. Për të fjetur jemi te ‘Panorama’. Restoranti është i mbyllur sot. Është i hapur vetëm për ata që kanë pronotuar”, tha një pushues.

-Advertisement-

“Restoranti sot është i mbyllur. Është i hapur vetëm për klientët që kanë pronotuar ditë më parë dhomat. Vendi këtu është fantastik. Nuk e di motivin përse sot paska kaq pak njerëz. Dje për shembull këtu ishte plot me njerëz dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur”, thotë pushuesja.

Plazhi i Porto Palermos, ngjirur me restorantin e Mihal Kokëdhimës, është i mbushur me turistë të huaj, të cilët kanë ardhur me makinat e tyre ose me kamper. Në padijeni të incidentit, ata po i vazhdojnë të qetë pushimet.

“Erdhëm sot. Kemi ardhur nga Bari, Itali. Po rrimë në një hotel në Dhërmi. Mikpritja ishte fantastike. Po e shijojmë çdo gjë. Vendin, njerëzit. Deti është spektakolar. Nuk dija shume për Shqipërinë, por po më pëlqen shumë si vend. Këtu në Porto Palermo është shumë qetë. Njerëzit rreth e qark janë shumë miqësore”, tha një pushuese.

Nga ambientet e këtij restoranti një person tha se restoranti është mbyllur, duke mos dhënë shpjegime të mëtejshme.

Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012, si objekt pa leje, biznesi vijoi të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi. Aktualisht po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet shtetërore./tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera