Sport

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes miqësore, Suedi – Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 12 January 2020

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes miqësore ndërmjet Suedisë dhe Kosovës që po zhvillohet në Doha të Katarit, shkruan Gazeta inFokus.

Pas pjesës së parë rezultati është i barabartë 0-0.

Kosova po luan më mirë, duke pasur posedimin e topit dhe pati dy raste shumë të mira për gol, por Flamur Kastrati dhe Fidan Aliti nuk arritën të realizonin.

Nga ana tjetër edhe suedezët patën një shans të mirë për shënim, por nuk munden ta tundnin rrjetën e portës së kosovarëve./Gazeta inFokus/

Të tjera