Mbyllet përfundimisht kompania e vetme shqiptare e telefonisë celulare
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 26 November 2017
Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë këto ditë OK për një marrëveshje, të arritur midis dy operatorëve të telefonisë celulare që operojnë në tregun shqiptar: Vodafone Albania dhe Telekom Albania, për marrjen me transferim të frekuencave që përdoren aktualisht nga operatori tjetër, Plus Communication.
Ky i fundit ka shitur licensat që zotëron për përdorimin e frekuencave në brezat 900, 1800 dhe 2.100 Mhz. Më parë, transferimi i përdorimit të frekuencave ishte miratuar edhe nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Sipas statistikave të AKEP-it, operatori Plus ka 208 mijë përdorues aktivë.
Pas mbylljes së aktivitetit të kompanisë Plus, secili përdorues i telefonisë celulare do të ketë të drejtë të zgjedhë operatorin ku dëshiron që ta bartë numrin. Ndër aksionerët kryesorë të Plus janë Union Group, Alba Trade, Vjollca Hoxha, etj. Në fillim ka qenë aksioner kryesor edhe Telekomi i Kosovës, që më pas mbajti një numër të vogël aksionesh. Pjesa e Plus në shërbimet e komunikimit të lëvizshëm ka qenë rreth 5%.
Autoriteti i Konkurrencës, në vlerësimin e vet lidhur me këtë transaksion të rëndësishëm, thekson se dalja nga tregu e operatorit me tarifa më të larta terminimi do të krijojë kushte për vazhdimësinë e një konkurrence optimale mes operatorëve të mbetur, me përfitime për klientët.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...