Lajme

Mbyllet për media raportimi i Maxhunit për gylenistët

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 12 November 2018

Raportimi i Shpend Maxhunit para Komisionit Parlamentar lidhur me dëbimin e gylenistëve nga Kosova u mbyll për media.

Muharrem Nitaj nga AAK propozoi që intervistimi i Maxhunit të bëhet pa prezencën e mediave.

Intervistimi i Maxhunit do të mbahet me dyer të mbyllura, kërkesë kjo e cila u kundërshtua nga LVV dhe LDK.

-Advertisement-

Shpend Maxhuni do të intervistohet nga Komisioni Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Maxhuni do të intervistohet në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pozitë kjo të cilën e kishte gjatë kohës së dëbimit të shtetasve turq.

Maxhuni tani mban pozitën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Intelegjiencë .

Pozitën e njëjte të Maxhunit gjatë kohës së dëbimit e mbante Driton Gashi i cili ishte shkarkuar nga pozita për shkak të dëbimit të shtetasve turq

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera