Lajme

Mbyllet numërimi në Tiranë, si ndahen mandatet?

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 28 April 2021

Qarku i Tiranës ka përfunduar procesin e numërimit të votave.

Në këtë qark Partia Socialiste është ajo që kryeson duke siguruar 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 15 mandate. Në këtë qark LSI ka arritur që të marrë 2 mandate, ndërsa PSD, 1 mandat.

E përkthyer në vota PS ka marrë 226,842 vota, ose 48.67%. Ndërsa PD-AN ka marrë 182,335 vota, ose 39.12% . LSI-ja ka marrë vota 27,945 ose 6.00%. PSD ka marrë 13,273 vota ose 2.85%.

-Advertisement-

Në qarkun e Tiranës në total ishin 1243 kuti votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve në listë është 910,494. Sa i përket votave të pavlefshme, sipas KQZ, ato janë 18422./tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera