Lajme

Mbyllet një qendër e masazhit në një fshat të Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 12 December 2019

Për shkak të mungesës së çmimores, librezës sanitare, kushteve higjieno-sanitare, pëlqimi minimalo-teknik është mbyllur një qendër e masazhit në fshatin Sojevë të Ferizajit.

Kështu ka njoftuar Komuna e Ferizajit përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta inFokus.

“Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më tej kanë njoftuar se në Ferizaj aktualisht nuk funksionon asnjë biznes i kësaj natyre, e që  sipas tyre, kjo është falë Inspektoratit të Komunës, për të bërë verifikimet përkatëse të dokumentacioneve të nevojshme./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera