Lajme

Mbyllet një qendër e testimit për Covid-19 në Prishtinë, kjo është arsyeja

Autori: Ermirë Berisha 16:47 | 09 March 2022

Qendra e Mjekësisë Familjare IV, në “Xhemajl Ibish” nuk do të kryen më teste të shpejta antigjene për koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se këtë vendim e ka marrë për shkak të rënies së numrit të kërkesave nga qytetarët për vaksinim.

“Meqenëse ka rënë numri i kërkesës së qytetarëve që kërkojnë shërbimin e testimit me teste të shpejta antigjenike, tani e tutje ky shërbim nuk do të ofrohet më në QMF IV.  Gjithsesi, testimi do të vazhdojë edhe më tutje për të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës, në  AMF – Qendra e Studentëve, me orar të njejtë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera