Sport

Mbyllet ndeshja në “Santiago Bernabeu”, Girona befason Real Madridin (VIDEO)

Autori: E.M 14:00 | 17 February 2019

Real Madridi është befasuar nga Girona në ndeshjen e luajtur sot në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të javës së 24-të në La Liga, shkruan Gazeta inFokus.

Girona e ka mposhtur Madridin më rezultat te ngushtë 2-1.

Los Blancos kaluan të parët në epërsi në minutën e 25’ më golin e shënuar nga Casemiros, por mysafir nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë arritën ta kthejnë ndeshjen, duke shënuar dy gola për 10 minuta, më anë të Stuanit dhe Portus.

-Advertisement-

Më tri pikët e arta të marra në Madrid, skuadra e Girones tani renditet në pozitën e 15-të më 27 pikë, ndërsa Real Madridi mbetet zbret në pozitën e tretë me 45 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera