Lajme

Mbyllet kampi në Durrës| Gjysma e familjeve strehohen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 27 November 2019

Kampi i Durrësit në të cilat kanë qëndruar të mbijetuarit e tërmetit është mbyllur gjatë ditës së mërkurë.

Një numër i qytetarëve do të nisën për në Kosovë, dhe një pjesë do të vendose nëpër hotele të Shqipërisë, shkruan Gazeta inFokus.

Ekipi i Gazetës inFokus që është duke qëndruar në këtë kamp  ka mësuar se arsyeja largimit nga ky kamp janë reshjet e shiut.

-Advertisement-

Kujtojmë që në mëngjesin e të martës Shqipërinë e ka goditur një tërmet me shkallë 6.3 rihter.

Ky tërmet përveç dëmeve materiale, ka lënë pa shenja jete edhe 31 persona.

Gjithashtu nga ky termet shumë banorë të Durrësit, Thumanit e Kurbinit kanë mbetur pa shtëpi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera