Sport

Mbyllet gjithçka, Drita vazhdon sërish me fitore

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 03 December 2020

Ka përfunduar takimi mes Dritës dhe Llapit, ndeshje kjo e javës së parë e shtyer për shkak të angazhimeve të klubeve, shkruan Gazeta inFokus.

Drita arriti të marrë tri pikë mjaft të vlefshme, duke iu afruar kështu edhe më shumë kreut të tabelës.

Gjilanasit mposhtën Llapin me rezultat minimal, 1-0, falë golit të Ardian Limanit në minutën e 17-të.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore, kampionët në fuqi mbajnë pozitën e dytë në tabelë me 33 pikë, dy pikë larg vendit të parë, Ballkanit.

Në anën tjetër, llapjanëve u është vështirësuar mbijetesa në ligë.

Të drejtuarit e Tahir Batatinës vazhdojnë në rrijnë në vendin e nëntë me 11 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera