Lajme

Mbyllet gjimnazi në Dragash, 4 mësimdhënës me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 19 October 2020

Komuna e Dragashit ka njoftuar se  katër mësimdhënës dhe një nxënës të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha” kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë arsye është marrë vendim që mësimi të kalojë në skenarin C, që nënkupton mësim nga distanca.

Njoftimi i Komunës së Dragashit:

-Advertisement-

“Të nderuar prindër, të dashur nxënës dhe staf i shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash, pas dyshimeve që kishim rreth infeksionit me COVID-19 të mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe njoftimit që pranuam sot nga ISHKPK doli se:

Nga 50 mostra të testuara, 4 mësimdhënës dhe 1 nxënëse rezultuan pozitiv.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK task forca në nivel të DKA-së merr këtë vendim:

VENDIM

Procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 20.10.2020 kalon në skenarin C (mësimi në distancë )

Mësimi sipas skenarit A ( me prezencë në shkollë ) rifillon me datë 02.11.2020.

III. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset drejtoria e shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash .

Arsyetim

Për arsye të infektimit të 4 mësimdhënësve dhe 1 nxënëse të kësaj shkolle me COVID-19, procesi mësimor zhvillohet sipas skenarit C sipas pikës I të këtij vendimi.

Pa panik, por me kujdes të shtuar!”, shkruan në njoftimin e Komunës së Dragashit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera