Sport

Mbyllet ‘drama’ ndërmjet Kroacisë dhe Portugalisë, kjo kombëtare fiton në fund të ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 17 November 2020

Ka përfunduar ‘drama’ mes Kroacisë dhe Portugalisë, e zhvilluar në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e luajtur në ‘Stadion Poljud’ në Split, portugezët kanë triumfuar në fund të takimit me rezultat 3-2.

Golat për vendasit i realizoi Mateo Kovacic (29’ dhe 65’), ndërsa për mysafirët shënuan Ruben Dias (52’ dhe 90+1’) dhe Joao Felix (60’).

Kroacia luajti më një lojtar me pak që nga minuta e 51’, pasi Marko Rog u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Më këtë fitore Portugalia e ka mbyllur grupin e tretë të Ligës A në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Kroacia ka mbetur e treta me tri pikë./Gazeta inFokus/

Të tjera