Lajme

Mbyllet afati për aplikim për votim jashtë Kosovës: 90 mijë e 860 kanë siguruar të drejtën, 18 mijë e 244 po shqyrtohen

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 27 December 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar periudhën 120-ditore për regjistrimin e shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, permes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se deri më 26 dhjetor 2024, në orën 23:59, janë regjistruar 90,860 votues, ndërsa 18,244 aplikime të tjera janë ende në shqyrtim.

Elezi ka theksuar se procesi i shqyrtimit të këtyre aplikimeve do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte, duke u siguruar që raporti përfundimtar të jetë i qartë dhe i detajuar.

-Advertisement-

Në këtë raport do të përfshihet ndarja e shtetasve të regjistruar sipas mënyrës së votimit dhe vendeve ku ata jetojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera