Mbyllet afati, këto janë koalicionet e reja parazgjedhore
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 30 August 2024
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se gjatë periudhës 15 ditore, nga 16 gushti deri më 30 gusht 2024, 12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.
Elezi derisa tha se ka përfunduar afati për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje, ka treguar koalicionet e reja parazgjedhore.
“Gjatë periudhës 15 ditore nga 16 gushti deri më 30 gusht, 2024, 12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në Zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, si në vijim: 1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT; 2. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; 3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA; 4. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT; 5. Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim, me emrin e koalicionit: PDAK – LpB; 6. Partia e Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin e koalicionit: LISTA PËR FAMILJEN, AKR PD. Gjithashtu, KQZ njofton se ka përfunduar edhe periudha për partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë se nuk dëshirojnë të garojnë në zgjedhje. Gjatë kësaj periudhe (16 gusht – 30 gusht 2024) tre parti politike të regjistruara kanë njoftuar se nuk dëshirojnë të certifikohen për zgjedhje, si në vijim: 1. Partia Demokratike e Diasporës; 2. Lëvizja për Bashkim; 3. Partia Balliste”, tha ai.
Të tjera
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë...
-
Gërvalla: Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, ve...
-
Bllacë: U hoqën tabelat në shqip, por u rikthyen përsëri – kush qëndron pas këtyre veprimeve?
Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedon...
-
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksid...
-
Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në Shqi...
-
Haradinaj: Vuçiq përgjegjësi kryesor për situatën e rënduar në veri të Kosovës, i mështeti grupet kriminale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se për situatën e rënduar në veri të K...
-
Policia konfiskon 18 dhi, një qytetar nga Kamenica po i kontrabandonte nga Serbia
Policia ka ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendor...
-
Zyrtari i lartë i shtetit gjerman: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, në të mirë të BE-së
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndë...
-
Alban Zogaj: Bllokimi për ta pastruar Prishtinën ka emër, VV dhe PDK
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se bllokimi në Prishtinë k...
-
Përmbytjet kaplojnë Rumaninë, vdẹsin katër persona
Të paktën katër persona vdiqën në Rumaninë lindore pasi shiu i rrëmbyeshëm sh...
-
Rama të enjten në Bruksel, Presidentja e KE mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbledhë të enj...
-
Stoltenberg: NATO ka mundur të bëjë më shumë për të parandaluar lụftën në Ukrainë
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën dhe për të tentuar ...