Lajme

Mbyllen votimet në Malin e Zi, Djukanovic tregon se a do të garoj për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 11 June 2023

Janë mbyllur qendrat e votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan sot në Malin e Zi.

Deri në orën 20:00, sipas Qendrës për tranzicion demokratik kanë votuar rreth 56.4% të qytetarëve me të drejtë vote.

Ndër të parët që ka reaguar ishte ish-presidenti, Milo Gjukanoviq, i cili pret që Mali i Zi të konfirmojë vendosmërinë për t’u zhvilluar më tej si një shtet antifashist, civil dhe evropian, raporton vijesti.me.

-Advertisement-

“Pra, për të vazhduar rrugën që e nisi pas 21 majit të vitit 2006. Rrugën që ajo po eci në mënyrë shumë dinamike dhe stabile, do të thosha deri para rreth tre vitesh kur u ndal, kur u shfaq një farë lëkundjeje që ngjall dyshimin e ndërkombëtarëve. Pra, e gjithë kjo është logjike dhe e natyrshme në jetën e një vendi, të një vendi të ri, pavarësisht nga kohëzgjatja e tij historike. Pas këtyre zgjedhjeve do të kemi mundësinë të formojmë një qeveri që do të vazhdojë ta udhëheqë vendin drejt Evropës”, ​​theksoi ai.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër pas zgjedhjeve, ai tha se më e rëndësishme është që Mali i Zi të vazhdojë rrugën evropiane.

“Ne jemi larg atyre temave. Pra, unë vetëm pak kohë më parë jam tërhequr nga politika. Gjithashtu kam thënë që dikush që ka kaluar 35 vjet në politikë nuk mund të jetë kurrë i pa-interesuar për politikën. Unë jam i interesuar mbi të gjitha që ky vend të mos braktisë synimin e tij strategjik, të bëhet anëtar i BE-së”, deklaroi ai.

Ai tha se do të bënte koalicion me të gjithë ata që duan që Mali i Zi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Gjithkush që është i gatshëm të punojë për reforma përtej asaj deklarative është partner i dëshirueshëm. Deri më tani për flamurin europian po deklarohen shumë, do të thoja që në sjelljet e tyre të deritanishme nuk kanë treguar një minimum kapaciteti dhe vendosmërie politike”, vuri në dukje Gjukanoviq.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pas shkarkimit të kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera