Lajme

Mbyllen vendvotimet në komunat veriore të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 23 April 2023

Në Veriun e Kosovës janë organizuar zgjedhje lokale të cilat u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 numri i votuesve ka qenë 2.4 për qind.

Në ora 19:00 vendvotimet do të mbyllen, për t’u shpallur më pas rezultatet pas numërimit të votave.

-Advertisement-

Lista Serbe që dirigjohet nga Beogradi ka bojkotuar zgjedhjet duke iu bërë thirrje serbëve lokalë që të mos marrin pjesë në votimet e 23 prillit.

Ndërkaq anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka deklaruar se ka pasur kërcënime ndaj serbëve për të mos votuar.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka deklaruar se serbët në Veri janë të kërcënuar nga bandat kriminale.

Këto zgjedhje ishin paraparë që të mbahen dhjetorin e vitit të kaluar, por ishin shtyrë për shkak të tensioneve të larta në Veriun e Kosovës.

Që nga atëherë Beogradi vazhdimisht ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve, duke kërkuar bojkot. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera