Lajme

Mbyllen “Universitet e Hashim Thaçit”

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 15 July 2019

Universiteti i Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit nuk do të mund të pranojnë më studentë. Gjithë kjo për faktin se Këshilli Shtetëror i Cilësisë sot ka marrë vendim për mbylljen e këtyre tri universiteteve publike. Vendimi është marrë pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar.

Vendimin për mbylljen e tyre e ka konfirmuar edhe një anëtar i KSHC’së për Gazetën Express.

“Po, janë mbyllur me vendim te tri këto universitete – Mitrovica, Peja dhe Prizreni – ashtu siç kanë rekomanduar ekspertët ndërkombëtar. Shpejt do të dalim me njoftim publik”, ka thënë një anëtar i KSHC që s’ka dashur t’i përmendet emri

-Advertisement-

Universitetet e Thaçit”, siç njihen ndryshe universitetet publike në qendra të ndryshme të Kosovës, u hapën në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera