Lajme

Mbyllen tri çerdhe në kryeqytet, prindërit ankohen se kjo situatë po u shkakton vështirësi

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 27 January 2022

Situata e rënduar me pandeminë ka bërë që përveç mbylljes së shkollave të mbyllen edhe disa institucione për fëmijët parashkollorë. Kjo situatë po shkakton vështirësi për prindërit e punësuar.

Shumë nxënës të shkollave por edhe fëmijë të institucioneve parashkollore tashmë janë konfirmuar me virus. Sipas rekomandimeve të IKSHPK’së nëse 5 për qind e rasteve konfirmohen pozitiv atëher ato klasa apo institucione parashkollore duhet të mbyllen.

Premtim Fazliu është prind i një fëmije 2 vjeç. Pas mbylljes së çerdhes ky baba është detyruar që fëmijën ta lërë nën kujdesin e nënës së tij.

Ai thotë se nuk është e lehtë të menaxhohet një situatë e tillë.

“Unë dhe bashkëshortja jemi të angazhuar në punë dhe kësisoj duhet të gjejmë alternativa se kush dh si të kujdeset dikush për fëmijën tonë”, tha ai për RTK’në.

Nga Drejtoria e Arsimit kanë njoftuar se në Komunën e Prishtinës janë mbyllur tre institucione parashkollore, “Dielli”, “Xixëllojnat” dhe “Gëzimi Ynë”. Po ashtu, të mbyllura janë edhe 25 institucione edukative-arsimore dhe aftësuese të cilat kanë kaluar në skenarin C të mësimit online.

Të tjera

rel="nofollow"