Sport

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 25 April 2021

Kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet e Superligës së Kosovës në futboll që po zhvillohen në kuadër të javës së 30-të, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 45 minutave të parë, Drita dhe Prishtina po luajnë baras 1-1. Golin për gjilanasit e ka realizuar Betim Haxhimusa në minutën e 21’, kurse për kryeqytetasit ka shënuar Endrit Krasniqi në minutën e 33’.

Pas pjesë së parë Trepça ’89 është duke fituar në udhëtim te Llapi me rezultat minimal 0-1, me golin e realizuar nga Muharrem Jashari në minutën e 8’.

-Advertisement-

Ndërkaq, Ballkani dhe Gjilani kanë shkuar në pushim prej 15 minutave me rezultat të barabartë 0-0.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim rezultati edhe gjatë pjesëve të dyta nga këto tri ballafaqime./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera