Sport

Mbyllen pjesët e para në dy takimet çerekfinale të Ligës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 10 August 2020

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në dy takimet çerekfinale të Ligës së Evropës që po zhvillohen me vetëm një ndeshje në terene neutrale, shkruan Gazeta inFokus.

Pas pjesës së parë, Interi është duke e mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 2-1, në duelin që po luhet në ‘Merkur Spiel-Arena’ në Düsseldorf të Gjermanisë.

Golat për ‘Zikaltërit’ i kanë realizuar Nicolo Barella (15’) dhe Romelu Lukaku (21’), ndërsa golin e vetëm për Leverkusenin e shënoi ai Havertz (25’).

-Advertisement-

Dueli tjetër i natës së sontme ndërmjet Manchester Unitedit dhe Copenhagen pas pjesës së parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Ky takim po zhvillohet në ‘Rhein Energie Stadion’ në Koln të Gjermanisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera