Sport

Mbyllen ndeshjet e zhvilluara sot në Ipko Superligë

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 16 October 2018

Kanë përfunduar dy duelet e vlefshme për javën e dhjetë në Ipko Superligën e Kosovës.

Drenica e ka mposhtur Flamurtarin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, duke triumfuar me rezultat bindës 0-3.

Taulant Dajaku, Kreshnik Uka dhe Diar Mustafa ishin autorë të golave për skenderajasit.

-Advertisement-

Me rezultat më të lartë ka triumfuar edhe Trepça ’89 në udhëtim te Liria, derisa e ka vazhduar kështu traditën e fitoreve në “Përparim Thaqi” të Prizrenit.

Martin Mircevski, Ardian Muja, Hasan Hyseni dhe Orges Gava realizuan për “minatorët”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera