Lajme

Mbyllen dy furra të bukës në Malishevë, pronari i tyre del pozitiv me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 10 July 2020

Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, sot i ka mbyllë dy furra të bukës në qytetin e Malishevës.

Ky veprim është ndërmarrë pasi pronari i tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Komuna e Malishevës, transmeton Klan Kosova.

“Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra”, thuhet në kumtesë.

-Advertisement-

“Furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera