Lajme

Mbyllen dy diskoteka në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 31 December 2021

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një aksion të përbashkët me Policinë ka mbyllur dy klube të natës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për njërën nga diskotekat që operonte në objektin e Hotel Grandit dhe te Pallati i Rinisë.

“Ekipet inspektuese së bashku me njësitë policore kanë intervenuar. Së pari janë zbrazur, pastaj janë gjobitur dhe mbyllur”.

-Advertisement-

Tutje, Thaçi ka thënë se gjatë ditës së sotme dhe në dy ditët e ardhshme do të ketë inspektime edhe më të ashpra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera