Lajme

Mbyllen 5 subjekte të lojërave të fatit , 4 në qytetin e Vitisë dhe 1 tjetër në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 22 September 2017

Inspektoret nga Drejtori e Lojërave të Fatit kanë zhvilluar dje një aksion në qytetin e Vitisë, lidhur me aktivitetet e lojërave të fatit në këtë komunë. Gjatë këtij aksioni inspektoret kanë hasur në 4  subjekte të  lojërave të fatit që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të ushtruar veprimtarinë e tyre, të cilat menjëherë janë mbyllur.

Aksionet e Drejtorisë së Lojërave të Fatit kanë vazhduar edhe në lagjen Dardani në Prishtine,  ku  kanë identifikuar një bastore, e njëjta është mbyllur dhe ndëshkuar me gjobe 9,000 euro, pasi që nuk ka poseduar leje për ushtrimin e kësaj veprimtarie, si dhe ka organizuar  lojëra tjera të ndaluara me ligj.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera