Mbyllen 17 furra në Vushtrri
Autori: Gazeta inFokus
08:53 | 03 November 2017
Shtatëmbëdhjetë furrtarë të Vushtrrisë janë ankuar te kryetari Bajram Mulaku për çmimin e ulët të bukës që shitet nëpër markete, i cili i dëmton ata ekonomikisht. Ata kanë shprehur edhe dyshimin në cilësinë e bukës që shitet nëpër markete.
Njëra prej furrave që ndodhet në sheshin “Adem Jashari” është plaçkitur të mërkurën gjatë natës, shkruan sot, gazeta Zeri.
Vetëm pak ditë më herët furrtarët e Vushtrrisë kishin paralajmëruar ngritjen e çmimit të bukës me arsyetimin se çmimi i miellit në treg është rritur. Por, gjithçka ka shkuar huq pasi që në marketet e Vushtrrisë ka filluar të shitet buka me çmim shumë më të ulët se që është çmimi i bukës nëpër furra, vetëm 15 centë.
Duke u përballur me këtë problem furrtarët vushtrrias kanë takuar kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe drejtorin e Inspeksioneve, Betim Kollari, të cilët kanë biseduar për hallin që mund t’u kushtojë edhe me mbylljen e furrave të tyre.Në fakt këtë mundësi e kanë paralajmëruar vetë furrtarët gjatë takimit me Mulakun dhe Kollarin në rast se Komuna nuk ndërmerr masa për t’i harmonizuar çmimet e bukës në komunën e Vushtrrisë.
Furrtarët vushtrrias shprehën shqetësimin e tyre për sjelljen e bukës nëpër supermarketet e Vushtrrisë nga furra të ndryshme, të cilat, sipas tyre, ofrojnë bukë me çmim më të lirë se furrat vendase, duke i dëmtuar ato ekonomikisht.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...































