Lajme

“Mbylle gojën, rrugaç!” – Ramabaja lëshon studion pas përplasjes së ashpër me Ollurin

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 08 May 2023

Sadri Ramabaja është zgjuar nga ulësja e tij në emisionin Pressing në T7 dhe nuk ka pranuar të rri në të njëjtën studio me Parim Ollurin.

Ramabaja po debatonte me panelistët për arritjet e qeverisë, kur i ndërhyri Olluri i cili nuk e la të fliste dhe të përfundonte fjalinë.

“Qohu dil jashtë. Mbylle gojën, rrugaç”, i tha Olluri.

-Advertisement-

Këtu Ramabaja u zgjua.

“Ose ky ose unë. Nuk rri me ksi rrugaça. Mos më thirr kurrë më me këso”, reagoi ai.

“Dil jashtë e mos të shoh më këtu”, i tha përsëri Olluri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera