Lajme

“Mbylle gojën”, “këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë” – përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 04 June 2024

Përplasje verbale ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Endustri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mes deputetes Valentina Bunjaku, drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa dhe deputetit të VV-së, Driton Hyseni.

Gjithçka filloi pasi deputetja shtroi disa herë pyetje ndaj Bordit se si Beqa është emëruar në pozitën e drejtorit edhe pse ka qenë i përfshirë në një rrahje.

“Në nëntor, Selajdin Beqaj, i akuzuari që është këtu ka rrahur Shemsedin Elezin dhe po të njëjtin më 19 dhjetor e ke emëru drejtor. Me çfarë baze dhe a keni qenë në njohuri për skandalin që ka ndodhur në autoritet”, pyeti Bunjaku.

-Advertisement-

Më pas, kur drejtori ndërhyri derisa deputetja po fliste, ajo iu drejtua ashpër.

“Ti mos fol se je i akuzuar, shuj. Ti rri shuj qaty. Me ty s’jam tu fol, mbylle gojën…Nuk e la me fol të akuzuarin”, tha Bunjaku.

“Deputete e ke hap Kutinë e Pandorës, ta kesh parasysh. Kemi me i shku deri në fund kësaj pune”, ia ktheu më pas Beqaj Bunjakut.

Ajo kishte përplasje edhe me deputetin e VV’së, Driton Hysenin, pasi ai i tha se “rri skutave”.

“Po du me shpenzu diskutimin për raportin vjetor. Mandej thellohu ti në detajet që i dëgjon qoftë kafeve, qoftë skutave që rrin ti”, tha Hyseni.

Bunjaku i reagoi ashpër dhe i kërkoi ta tërhiqte fjalën.

“Kush rrin skutave, cfarë po fol palidhje. A s’po të vjen marrë, a spo të vjen turp. Kërko falje edhe tërhiqe fjalën,. Qysh i thu një gruaje po rri skutave…Këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë”, tha Bunjaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera