Lajme

Mbushin kerrin benzinë e ikin pa paguar

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 18 October 2018

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se orët e para të së dielës kanë kryer vjedhje të shërbimeve.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit në një pompë të derivarëve kanë marrë benzenë në vlerë 40 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Të dyshuarit kanë ikur nga pompa pa bërë pagesën.

-Advertisement-

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një pompë të derivateve kishin marrë derivate të benzinës në vlerë 40€ dhe ishin larguar pa e bërë pagesën.”, thuhet në raportin e PK-së.

Pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera