Lajme

Mburret Kurti: Rritëm të hyrat, buxheti i vitit 2025 do të jetë mbi 3.6 miliardë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 29 October 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferëncën për media të thirrur së bashku me ministrin e Financave, Hekura Murati është mburrur për rritje të të hyrave e të buxhetit të shtetit gjatë qeverisjes së tij.

Ai këtë e ka konsideruar si rritje të madhe ekonomike duke thënë se buxheti i vitit 2025 do të jetë 60% më i lartë se këtë vit apo 3.6 miliardë euro, shkruan Gazeta Infokus.

“Teksa po përgatisim buxhetin për vitin 2025 të hyrat buxhetore të projektuara janë 3.3 miliardë euro. Kjo është për 90% më e lartë se sa në vitin 2020 para qeverisjes tonë apo nëse e krahasojme me vitin para pandemisë 2019 është 74% më e lartë. Të hyrat ë të larta na kanë mundësuar ehde buxhet më të lartë pa e ngarkuar arkën e shtetit me deficit buxhetor apo me borgj publik. Për vitin 2025 buxheti i planifikuar për shpenzim shënon nivelin mbi 3.6 miliardë euro që krahasuar me vitin 2020 është për 60% ë i lartë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Po ashtu Kurti ka deklaruar se kjo rritje nuk është bërë duke ngarkuar qytetarët me rritje të taksave por duke luftuar kontrabandën e duke shtrënguar kontrollin e kufijve./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera