Lajme

Mbrojtja ofron 5 mijë euro që Gucati të lirohet me kusht

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 01 October 2020

Avokati mbrojtës i Hysni Gucatit ka kërkuar që ky i  fundit të lirohet me kusht, shkruan Gazeta inFokus.

Duke e konsideruar jo të ligjshëm arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim, kjo kërkesë i është parashtruar Gjykatës nga ana e mbrojtjes së Gucatit, shkruan Gazeta inFokus.

Madje janë ofruar 5 mijë euro për lirimin e tij me kusht dhe me disa kushte të tjera të cilat Gucati duhet të plotësojë.

-Advertisement-

“Kërkoj nga ju Zotëri Gjykatës që të krijoni mundësinë për lirimin me kusht të Gucatit. Pa dëmtuar ato kundërshtime që kemi bërë përpara për ligjshmërinë e arrestimit është e drejtë që Gjykata të mendoje për lirimin me kusht.

Pavarësisht arrestimit që ne e konsiderojmë të paligjshëm në rastin e Zotit Gucati duke dhënë lirim me kusht në një paketë parakushtesh të cilat janë parashtruar dhe në qoftë se Gjykata bie dakord kjo nuk e justifikon më mbajtjen e tij në paraburgim.

Për këtë kemi bërë tashmë edhe kërkesë me shkrim. Ne mund të japim një garanci prej 5 mijë euro që të jetojë në adresën e tij për faktin që ai ka familje nipa mbesa që i ik rrezikut të arratisjes. Dhe që ai të mos kontaktojë me asnjë person që Gjykata mendon që nuk duhet të kontaktoje. Dhe që të mos i afrohet zyrës së OVL-UCK”, ka thënë avokati mbrojtës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera