Lajme

Mbrojtja në liri e ish-krerëve të UÇK-së, Policia e Kosovës: Jemi të gatshëm të zbatojmë urdhrat e Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 06 October 2021

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara që veprojnë në Hagë, nëse një gjë e tillë i kërkohet. Kështu thuhet në një përgjigje të PK-së për Gazetën Express, pasi dje në media u raportua se Policia e Kosovës nuk dha garanci të mjaftueshme për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet ligjore sipas mandatit të saj dhe ka të gjitha kapacitetet të përmbushë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, sipas kërkesës nga zyra e prokurorit, gjykata apo dhomat e specializuara”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia thekson se “është në gjendje të zbatojë në të gjitha aspektet në praktikë urdhrat ose kërkesat nga dhomat e specializuara të Kosovës, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Policia e Kosovës”.

-Advertisement-

“Pjesë e detyrave dhe e funksionimit tonë të rregulltë, është mbikqyrja e implementimit të kushteve të vendosura për lirimin e përkohshëm të personave të akuzuar, në pritje të procesit gjyqësor”, përfundon përgjigja e tyre.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri dhe për këtë iu janë drejtuar Policisë së Kosovës për t’i ofruar “garanci”.

Jozyrtarisht, nga PK kanë thënë se është shprehur e gatshme për zbatimin e urdhrave të Gjykatës Speciale, por një gjë e tillë nuk i është kërkuar akoma policisë.

Kthimi në rishikim i kërkesës së ish-krerëve të UÇK-së për t’u mbrojtur në liri, avokati Musa: Topi tani është te institucionet e Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera