Mbrojtja e Thaçit kërkon leje për të apeluar vendimin lidhur me aktakuzën e korrigjuar dhe kërkesën për ndryshim të saj
Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 18 Janar 2022
Mbrojtja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar leje nga gjykatësi paraprak për certifikim të çështjeve që ka ngritur për të apeluar vendimin lidhur me aktakuzën e korrigjuar dhe kërkesën për ndryshim të saj.
Në shkresën e mbrojtjes së Thaçit, thuhet se më 3 shtator 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) parashtroi një aktakuzë të korrigjuar siç ishte urdhëruar dhe kërkoi leje në përputhje me nenin 39 (8) të Ligjit dhe rregullin 90 (1) (b) të Rregullores për ndryshimin e aktakuzës për të përfshirë tri kategori akuzash.
“Dy qendra të paraburgimit në Budakovë dhe Semetishtë, Komuna e Suharekës, në ose në lidhje me të cilat anëtarët e UÇK-së kryen akte përndjekjeje, burgimi/ndalimi arbitrar, akte të tjera çnjerëzore/trajtim mizor, torturë, vrasje, dhe zhdukje me forcë”, thuhet se ishte kategoria e parë.
Sipas shkresës, kategoria e dytë ishin dy incidente persekutimi dhe vrasje të kryera në lidhje me vendin e paraburgimit në Gijlan dhe një kornizë kohore e ndryshuar për një incident në atë vend. Kurse, kategoria e tretë, dy incidente të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet e akuzuara
Tutje, thuhet se më 23 dhjetor 2021, gjykatësi paraprak pranoi mocionin e ZPS-së për të ndryshuar aktakuzën në lidhje me amendamentet e propozuara, si dhe urdhëroi ZPS të siguroj një aktakuzë me më pak redaktime deri më 17 janar 2022.
Mbrojtja e Thaçit thuhet se certifikimin për leje për të apeluar vendimin e kërkon për katër çështje.
“Çështja 1: Nëse gjykatësi paraprak ka gabuar në dhënien e lejes për të ndryshuar aktakuzën në lidhje me paragrafin e ri të propozuar 42 dhe të ndryshuar paragrafin 141 të aneksit 2 të paraqitjes së aktakuzës së korrigjuar dhe kërkesës për ndryshim (pjesë e kategorisë së tretë të pretendimeve) para se i akuzuari mori një version më pak të redaktuar të Aktakuzës dhe Përmbledhjeve, pasi zbuloi se Mbrojtja ishte në gjendje të ofronte “sfida domethënëse për Ndryshimet e propozuara”, thuhet në shkresë.
Tutje, thuhet se çështja e dytë është nëse gjykatësi paraprak gaboi kur konstatoi se Kategoria e Tretë e amendamenteve nuk përbënte akuza të reja sipas kuptimit të Rregullës 90(2) të Rregullave.
Ndërkaq, çështja e tretë është nëse gjykatësi paraprak gaboi kur konstatoi se ndryshimet e propozuara nuk ishin paragjykuese ose në kundërshtim me të drejtat e të akuzuarve, veçanërisht për t’u gjykuar në një kohë të arsyeshme.
Kurse, çështja e fundit është nëse gjykatësi paraprak gaboi kur konstatoi se nuk kishte mungesë të kujdesit nga ana e ZPS-së në sjelljen e amendamenteve të propozuara dhe si rrjedhim se amendamentet e propozuara nuk ishin paragjykuese ose në kundërshtim me të drejtat e të akuzuarve.
Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.
“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.
Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.
“Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues./Betimi për Drejtësi

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































