Lajme

Mbrojtja e Thaçit: Gjykimi ndaj tij nuk duhet të fillojë në qershor

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 18 November 2020

Mbrojtja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë që nuk është e logjikshme që gjykimi për të akuzuarit nga Gjykata Speciale të fillojë në qershor të vitit 2021.

Kjo sipas tyre për shkak të situatës me COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu është shprehur avokati i Thacit, David Hooper.

-Advertisement-

“Realiteti është që nga informacioni që ka deri më tani mbrojtja, çështja nuk është një befasi.

Në lidhje me çështjen që po trajtojmë aktualisht dhe me komentin e fundit nëse nuk duhet të ketë një befasi të gjithë nuk kemi filluar me hetimin e çështjes dhe na duhet pak më shumë kohë për hetimin.

Prokuroria ka kryer funksionet e veta kryesisht para periudhës të COVID-it, dhe kjo duhet të merret parasysh.

Gjykimi nuk duhet të fillojë në qershor këtë verë mundet verën tjetër por jo në këtë verë”, ka thënë avokati i Thaçit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera