Lajme

Mbrojtja e Thaçit e pyet dëshmitarin për vrasjen e 1 mijë civilëve në Vushtrri më 2 maj 1999

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 09 November 2023

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 34-të, Dragan Ivanisheviq me kodin (W04043) në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Dragan Ivanisheviq, mbrojtja e Hashim Thaçit, Luka Misetic e pyeti nëse ai ka dëgjuar për vrasjen e 1 mijë civilëve të vrarë më 2 maj të 1999-ës në Vushtrri.

“Jo është herë e parë që e dëgjoj këtë. Është hera e parë që dëgjoj për këta 1 mijë persona”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

Fillimisht pyetja u kundërshtua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa avokati Misetic tha se po përpiqet që të kuptoj se çfarë pjesëmarrje ka pasur dëshmitari në ngjarjet e 2 majit 1999-ës.

Mirëpo pyetja u lejua nga kryetari i trupit gjykues, ku Misetic pyeti dëshmitarin nëse është në dijeni për vrasje të civilëve në zonën e Vushtrrisë.

“Jo. Kam dëgjuar që janë vrarë civil dhe datën nuk e di dhe nuk e di sa persona. Kam dëgjuar që ka ndodhur vrasje individuale”, tha dëshmitari, duke theksuar se ka dëgjuar me njerëz të cilët është shoqëruar, por jo persona nga njësiti i tij.

“Nuk mund të ua them me saktësi a kam dëgjuar nga personat që i njihja. Personat me të cilët shoqërohesha”, tha dëshmitari.

Dëshmitari Ivanisheviq thotë se ka shërbyer në njësitin “Mbrojtja territoriale” në Vushtrri, kur filloi lufta

E plotësuar: Dëshmitari Dragan Ivanisheviq gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe tjerëve, ka thënë se në kohën kur ka filluar lufta ka qenë i mobilizuar në ushtri si dhe ka shërbyer në njësitin “Mbrojtja territoriale”, në Vushtrri.

“Në ‘99 u mobilizova, u mobilizova sigurisht kur filloi lufta. Që prej 25 marsit të vitit (1999) deri më 14 qershor 1999. Ishte njësiti i ‘Mbrojtjes territoriale’ në Vushtrri”, tha Ivanisheviq.

Këto deklarime, ai i bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, përmes avokatit Luka Misetiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ivanisheviq tha se ka qenë në zonën e Vushtrrisë, por ndonjëherë ka shkuar që të ofrojë ndihmë edhe në vendet e tjera,

“Kam qenë në këtë zonë. Ndonjëherë shkonim të ofronim ndihmë në vendet e tjera. Unë isha gjatë gjithë kohës në Vushtrri, por isha edhe në fshatrat rreth e rrotull. Kam qenë në fshatin tim. Kam qenë edhe në disa vende, në vende që na dërgonin për ndihmë”, tha dëshmitari Dragan Ivanisheviq.

ZPS prezanton një shënim të zhdukjes së Markoviqit, Ivanisheviq thotë se përputhen me ato se çfarë kishte parë më 9 shkurt

E plotësuar: Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit, Dragan Ivanisheviq, Zyra e Prokurorit të Specializuar prezantoi një shënim për zhdukjen e Velko Markoviqit.

Dëshmitari Ivanisheviq tha se shënimet mbi zhdukjen e Markoviqit përputhen me ato se çfarë kishte parë me 9 shkurt 1999.

“Është në përputhje me atë se çfarë kam parë”, tha dëshmitari Ivanisheviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari kishte përshkruar se kur u rrëmbye ishte në bagazhin e një makine “Lada” të bardhë së bashku me Velko Markoviq.

Ndërsa, kur kishte biseduar me babanë e Markoviqit , dëshmitari tha se ai i kishte thënë se biri i tij voziste një makinë të tillë.

“Po më ka thënë. Ma konfirmoi që ai voziste atë makinë. Atë model. Të njëjtën ngjyrë që kisha parë unë, ekzaktësisht i njëjti model. Pra, edhe si model edhe si ngjyrë me atë se çfarë kisha parë unë. Ai e konfirmoi se biri i tij voziste një veturë të këtij lloji”, tha dëshmitari Ivanisheviq.

Tutje, ZPS prezantoi një dokument të OSBE-së mbi hetimin për rrëmbim që sipas tij viktimat ishin Velko Markoviq dhe Gjuriq Nebojsha.

Veç tjerash, ZPS prezantoi edhe një njoftim mbi zhdukjen e Nebojsha Gjuriq në të cilën thuhej se ai është zhdukur deri sa ishte në automjetin e Velko Markoviq, “Lada” të bardhë të vjetër 17 ose 18 vjet.

Dëshmitari tha se informacionet në këtë njoftim përputhen me ato se çfarë kishte parë.

Këto tri dokumente të prezantuara nga ZPS-ja u pranua si provë materiale dhe u klasifikuan si publik.

Ndryshe, prokurori mbaroi pyetjet për dëshmitarin, duke kërkuar që të shpjegonte se çka ndodhi saktësisht kur u arratis nga automjeti.

Dëshmitari tha se teksa iku dikush po e ndiqte dikush dhe po gjuante me armë.

“Kërceva nga bagazhi, rash në këmbë dhe fillova të largohesha larg makinës. I dëgjova të thoshin ndalo, hapën dyert, mund të isha rreth 30 metra larg. Qëlluan njëherë me armë, unë rrëshqita dhe rash dhe u ngrita vrapova. Dëgjoja hapa e kuptoja që dikush po me ndiqte dhe kur me pa serish, serish qëlloi me armë unë sërish rash… vendosa t’i bija rreth e rrotull venit, nuk po i bija për mes se kisha frikë se mund t’i hasja”, tha dëshmitari Ivanisheviq.

Tutje, dëshmitari tha se duke ikur kishte arritur në Vushtrri. /betimiperdrejtesi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera